Detaje mbi produktin
AP PHARMA - Yovita Plus
25 miliardë fermente laktike – 5 lloje laktobacilesh.
Yovita heq dhimbjen e barkut, erën e keqe nga goja, diarrenë, kapsllëkun dhe gazrat, që ndodhin si rezultat i disbakteriozës.
E shijshme dhe e thjeshtë në përdorim.
Ruhet në temperaturë ambienti.
Yovita 5 ka 7 flakone me nga 8mL me tapë serbator. Kanali intensinal i njeriut në kushte normale përmban 100 trilion baktere të gjalla, 400 specie të ndryshme, 95% të llojeve anaerobe.
Sasia: 7 flakon
Disbakterioza shoqëron: Fenomenet putrifikative me ose pa diarre dhe kostipacionin. Patologjitë e kolonit. Rënia e rezistencës së sistemit imunitar. Kandidoza vaginale. Përdorimi i medikamenteve (veçanërisht antibiotikëve).
Yovita 5 ka në përbërje:
Lactobacilet probiotike (5 bakteret e nevojshme):
Lactobacilet bulgarikus.
Lactobacilet sposogenes.
Lactobacilet acidophilus.
Streptococcus thermophiles.
Bifidobacterium bifidum.
Laktobacilet dhe fermentet laktike janë përbërësit kryesorë të florës intestinale.
FOS probiotik (ushqimi i nevojshëm për bakteret):
1. Oligosakaride: Shndërrohen nga një proces hidrolize i inulinës. Përshkojnë stomakun dhe zorrën e hollë për tu bërë ushqimi specifik për laktobacilet (efekti Actilight) veçanërisht për laktobacilin bifidum.
2. Vitaminat e grupit B: Vitaminat e grupit B luajnë një rol specifik në organizëm. Mungesa e njërës prej tyre ose disekuilibri i pranisë së tyre provokojnë çrregullime të tipeve të ndryshme. Këto vitamina i sigurojnë trurit, nervave dhe muskujve funksion normal dhe ndihmojnë prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
3. Tharmet e majasë së Birrës: I sigurojnë mukozës intestinale aktivitet mbrojtese dhe imunostimulante.
4. Tamponet e fosfatit: Kontrollon dhe ul aciditetin duke zhvilluar një veprim mbështetës për fermentet e liofilizuar duke i ndihmuar të kalojnë barrierën gastrike.
Dozimi:
Për fëmijë ½ e flakonit Yovita 1 deri në 2 herë në ditë, për të rritur 1 ose 2 flakone në ditë sipas porosisë së mjekut.