Kategorite See All >

Absolute Dry DAB-ON

Dermix (0 reviews e klientit)
Shitur nga: Produkt i brendshem
Cmimi:
€12.95 /35mL

Sasi:

Cmimi total:


Rikthehu tek politika:
Rikthimi pranohet nese produkti nuk eshte si pershkrimi, bleresi paguan pagesen e transportit, ose mban produktin dhe pajtohet per rimburesim me shitesin View details
Pagesa:

Shperndaj:
Sold By
Produkt i brendshem
(1 reviews e klientit)

Detaje mbi produktin

DERMIX - Absolute Dry

Absolute Dry 35mL DAB-ON është antiperspirant i fuqishëm që parandalon në mënyrë efektive djersitjen e sqetullave, këmbëve, duarve, etj. Me efekt deri në 7 ditë.

Absolute Dry përmban klorur alumini në bazë alkoli dhe parandalon djersitjen në vendin e aplikimit.

Kloruri i aluminit formon një pengesë në pjesën e jashtme të gjëndrës së djersës e cila parandalon që djersitja të dalë jashtë në lëkurë.

Kloruri i aluminit gjithashtu ka efekt frenues ndaj baktereve duke parandaluar erën e keqe.

Absolute Dry rekomandohet për këdo që dëshiron antiperspirant me efekt unik të qëndrueshëm.

Absolute Dry u rekomandohet edhe personave që vuajnë nga djersitja e tepërt, e ashtuquajtura hiperhidroza.

Absolute Dry është pa paraben, pa parfume, dhe pa erë.


Mënyra e përdorimit:

Pastroni lëkurën në vendin ku do t'a aplikoni dhe thajeni me peshqir. Lëreni lëkurën të thahet për një kohë nga ajri. Lëkura e sapo depiluar irritohet lehtësisht. Ju nuk duhet të depiloni sqetullat për 24 orë para se të përdorni Absolute Dry.

Aplikoni Absolute Dry në lëkurë një orë para se të shkoni në shtrat natën dhe lereni të thahet për rreth 2 minuta. Pastroni lëkurën në mëngjes. Nëse dëshironi, ju mund të përdorni një deodorant të rregullt aromatik, por kjo nuk është e nevojshme.

Absolute Dry do të mbajë lëkurën tuaj të thatë dhe të freskët deri në 7 ditë. Mjafton ta përdorni vetëm një herë në javë. Nëse vuani nga djersitja e tepruar (hyperhidrosis), është e rekomanduar që ju fillimisht të përdorni Absolute Dry më shpesh. Pas kësaj periudhe fillestare arrihet një efekt më i qëndrueshem, dhe mjafton ta përdorni vetëm një herë në javë.

Lëkura në duar dhe këmbë është më e trashë se sa nën sqetullat. Prandaj, duhet të përdorni më shpesh në këto pjesë. Përdoreni Absolute dry disa mbrëmje rresht gjatë periudhës fillestare të përdorimit për të arritur efektin e plotë.


Përbërësit:

Denat alkohol (t-butil alkool, denatoniumbenzoate), Klorur alumini.

Kujdes: Produkti është I ndezshëm! Mbajeni larg kontaktit të fëmijëve

Nuk ka patur reviews per kete produkt akoma

Produkte te lidhura