Kthimi i produktit
Nëse ju deri në 14 ditë doni ta ktheni mbrapsht produktin jeni të lirë ta bëni atë tek ne. Në fillim na kontaktoni për kthimin që doni të bëni. Kontaktin mund ta bëni me email, telefon. Këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në faqen tonë duke klikuar opsionin “KONTAKTE”. Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte probleme në përdorim etj). Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë. Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht në pikat tona të shitjes, ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë. Adresa jonë: Aoos shpk, Tiranë, Farkë, Mjull Bathore, Rruga e Elbasanit, Objekti Nr. 4, përballe TEG.
Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë.