Kategorite See All >

Vitamin D3 1000 IU

WEBBER NATURALS (0 reviews e klientit)
Shitur nga: Produkt i brendshem
Cmimi:
€16.27 - €24.30 /180 Softgels

Sasia::
Sasi:
(20 e disponueshme)

Cmimi total:


Rikthehu tek politika:
Rikthimi pranohet nese produkti nuk eshte si pershkrimi, bleresi paguan pagesen e transportit, ose mban produktin dhe pajtohet per rimburesim me shitesin View details
Pagesa:

Shperndaj:
Sold By
Produkt i brendshem
(1 reviews e klientit)

Detaje mbi produktin

WEBBER NATURALS - Vitamin D3 1000 IU

Ndihmon trupin të inkorporojë kalciumin në kocka duke rritur përqëndrimin e minerale në kocka. Të moshuarit, njerëzit me lëkurë të errët, njerëzit që dalin shumë pak në diell apo ata që vishen gjithmonë me rroba të gjata duke mbuluar thuajse gjithë lëkurën kanë mungesë të vitaminës D.

Disa studime sugjerojnë se të paturit në organizëm nivele të larta të vitaminës D ofron një mbrojtje kundër sëmundjeve kancerogjene.

Dozat e larta vitaminës D vijnë në këtë format për tu gëlltitur me lehtësi dhe për tu absorbuar shpejt. Mbështetur në një studim të bërë nga Shoqata Kanadeze e Kancerit dhe Shoqata Kanadeze e Dermatologjisë mjekët rekomanduan se doza ditore për të rriturit kanadez deri në moshën 50 vjecare duhet të jetë 200-1000 IU.

Nivelet e larta të vitaminës D dhe kalciumit në organizëm lidhen me nivele të ulta të sëmundjeve kancerogjene duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, kancerin kolorektal,kancerin e zorrës së trashë.

Burimi kryesor i marrjes së vitaminës D është ekspozimi në diell. Disa faktorë si shtrirja gjeografike, dimri, smogu, vendosja e kremrave mbrojtës reduktojnë eksozimin në diel, rrjedhimisht ulen edhe nivelet e vitaminës D në organizëm.

Nivelet e larta të vitaminës D në organizëm që në moshë të re parandalojnë rakitizmin dhe osteomalacinë (zbutjen e kockave) kur rritemi. Mungesa e vitaminës D lidhet edhe me dobësimin e muskujve dhe dhimbjen në përgjithësi.

Duke përdorur tabletat Softgel do të maksimizoni nivelet e vitaminës D në organizëm pa qenë nevoja të ekspozoheni të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme UVB. Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve dhe në përthithjen e kalciumit dhe fosforit.

Veçoritë e produktit

Cdo kapsulë softgel si përbërës kryesorë përmban Vitamina D3 (Kolecalciferol) 25 mcg (1000 IU).

Përbërësit jo mjekësorë janë: xhelatinë, glicerinë, ujë i purifikuar.

Nuk ka patur reviews per kete produkt akoma

Produkte te lidhura