Detaje mbi produktin
SOLGAR - Vitamin C 500 MG
Solgar në gamën e gjerë të shtesave ushqimore i ka ofruar disa lëndë ushqimore të domosdoshme për organizmin tonë, siç është vitamina C, në forma të ndryshme.
Ashtu si shumica e substancave orfomolekulare, vitamina C ka veprim mbrojtës. Ajo është antioksidues i fuqishëm që në sinergji me vitaminat A dhe E ka veprim maksimal në organizëm, veprimi antioksidues i vitaminës C ka rol të madh në mbrojtjen e trurit nga iskemia apo mungesa e oksigjenit.
Ndoshta nuk e keni ditur, por përqendrimi më i madh i vitaminës C në organizëm gjendet pikërisht në tru dhe në qelizat nervore. Vitamina C është posaçërisht e rëndësishme për gjendjen e mirë dhe forcën e imunitetit si dhe për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe dëmtimi i shëndetit. Ajo e mbështjellë punën e qelizave të bardha të gjakut - fagociteve të cilat e mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke i gëlltitur viruset, bakteret dhe lëndët fera të dëmshme.
Shumë shpesh kam dëgjuar nga shumë njerëz të cilët kujdesen për shëndetin e tyre sesi thonë: merrni vitaminë C ashtu që të arrini nivel më të lartë të interferonit personal (proteinë qelizore) dhe që të rritni nivelin e antitrupave në organizëm. Vitamina C ndihmon shumë në parandalimin dhe lehtësimin e sëmundijeve alergjike pasi që parandalon veprimin e histaminës. Përkatësisht, deri te sekretimi i histaminës vjen gjatë reaksionit alergjik në rrugët e frymëmarrjes, lëkurë apo në mukozë të hundës që manifestohet me hithërim, rrjedhje të hundës dhe vështirësi në frymëmarrje.
Vitamina C është efikase:
Në mbrojtjen antioksiduese të organizmit; për qarkullim periferik të mirë dhe mbrojtje të zemrës; në terapinë e infeksioneve virale, bakteriale dhe fungale; te alergjitë siç është astma; për shëndet të lëkurës; për më shumë forcë dhe rezistencë; për parandalim të stresit si dhe më shumë freski dhe forcë.
Është e dobishme të dihet:
Vitamina C e çon organizmin në alkalinitet. Prandaj, posaçërisht në ditët e sotme, duke marr parasysh stilin e jetesës, mungesën e përhershme të kohës dhe shprehitë e këqija të të ushqyerit, është e mirëseardhur për të gjithë për marrje të përditshme dhe për parandalim të aciditetit të organizmit.
Vitaminë C 500 mg, kapsula
- Përmban vitaminë C e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, krijimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit.
Vitaminë C 500, tableta përtypëse me sheqer dhe ëmbëlsues me shije të portokallit.
- Krahas vitaminës C përmban edhe ekstrakt të frytit të qershisë antilskike dhe pluhur të frytit të kaçës si burim natyral i vitaminës C.
- Përmban vitaminën C e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, krijimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Përdorimi: 1 tabletë përtypëse në ditë, gjatë ushqimit.