Kategorite See All >

Supra Radiance Mask

LIERAC (0 reviews e klientit)
Shitur nga: Produkt i brendshem
Cmimi:
€47.57 /75mL

Sasi:

Cmimi total:


Rikthehu tek politika:
Rikthimi pranohet nese produkti nuk eshte si pershkrimi, bleresi paguan pagesen e transportit, ose mban produktin dhe pajtohet per rimburesim me shitesin View details
Pagesa:

Shperndaj:
Sold By
Produkt i brendshem
(1 reviews e klientit)

Detaje mbi produktin

LIERAC - Supra Radiance Mask

Kjo është një maskë në formë xheli me efekt eksfoliues që ripërtërin lëkurën dhe i rikthen shkëlqimin. Produkti është i përshtatshëm për përdorues mbi 40 vjeç. Aroma e saj vjen si kombinim i freesia, piper roze dhe fara tonka.

Formula e maskës përmirëson teksturën e lëkurës, revitalizon lëkurën dhe lehtëson përthithjen dhe efikasitetin e trajtimeve të tjera në lëkurë.

Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurave. Kjo maskë kombinon dy lloje eksfolimi duke qenë se është krijuar nga microkristale për të ofruar eksfolimin mekanik dhe acidet AHA për eksfolimin kimik.

Rrezatimi UV, ndotja, tymi i duhanit, mungesa e gjumit, stresi, janë identifikuar si shkaktarët kryesorë që shkaktojnë shenjat e para të plakjes. Nisur nga kjo zbulimet më të reja të tekologjive që aplikohen kundër plakjes janë përqëndruar në detoksifikimin e trupit dhe parandalimin e radikaleve të lira. Kjo linjë produktesh është frymëzuar nga një proteinë kryesore në luftimin e plakjes së parakohshme, NFR2..


Përdorimi

Aplikojeni maskën në lëkurë të thatë një herë në javë. Evitoni aplikimin në zonën rreth syve. Mbajeni maskën në lëkurë për 5 minuta, më pas ushtroni në lëkurë lëvizje rrotulluese për të mundësuar eksfolimin. Shpëlajeni me ujë.


Përbërësit

Bima white horehound vepron si detoksifikues, detoksifikon lëkurën dhe riaktivizon metabolizmin qelizor.

Koncentrati Hyalu-3 ka një veprim të fuqishëm kundër plakjes pasi rrit prodhimin e acidit hialuronik natyral në tre shtresat e lëkurës.

Acidet AHA ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe largojnë qelizat e vdekura.

Mirkrokristalet vullkanike bëjnë eksfolimin mekanik për të larguar qelizat e vdekura.

Nuk ka patur reviews per kete produkt akoma

Produkte te lidhura