Kategorite See All >

Skin, Nails And Hair Formula

SOLGAR (0 reviews e klientit)
Shitur nga: Produkt i brendshem
Cmimi:
€19.60 /60 Kapsula

Sasi:

Cmimi total:


Rikthehu tek politika:
Rikthimi pranohet nese produkti nuk eshte si pershkrimi, bleresi paguan pagesen e transportit, ose mban produktin dhe pajtohet per rimburesim me shitesin View details
Pagesa:

Shperndaj:
Sold By
Produkt i brendshem
(1 reviews e klientit)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Skin, Nails And Hair Formula

- Formulë komplekse e balancuar dhe unike e cila përmban aminoacide, pluhur të algës së kuqe, MSM, zink, bakër, dhe vitaminë C.

- Vitaminë C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionim normal të lëkurës.

- Zinku kontribuon në mirëmbajtjen normale të flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

- Bakër kontribuon në pigmentimin normal të flokëve dhe lëkurës.

Përdorimi: 2 tableta në ditë, gjatë ushqimit.

Lëkura, flokët dhe thonjtë janë pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm dhe gjendjes së mirë të organizmit. Hulumtimet e shumta kanë dëshmuar lidhshmëri të jashtëzakonshme ndërmjet të ushqyerit të mirë dhe dukjes së mirë të lëkurës.

Ndryshimet në lëkurë në formë të irritimit, skuqjes dhe dëmtimit janë shenjë dhe paralajmërim i mire që diçka nuk është duke shkuar në rregull me të ushqyerit. Lëkura është pasqyrë e asaj se çfarë hamë, por e tregon edhe atë çfarë nuk hamë, vitaminat para së gjithash janë të nevojshme për mbrojtje më të mirë të lëkurës, rigjenerim dhe shërim të plagëve, për elasticitet, freski dhe shëndet të lëkurës.

Përveç vitaminave, lëkurës për shëndetin e saj i nevojiten edhe mineralet si dhe elementet gjurmë zinku, sulfuri dhe seleni të cilët e rrisin imunitetin e lëkurës dhe e parandalojnë rënien e qelizave dhe plakjen e lëkurës. Thonjtë kanë rol mbrojtës, i mbrojnë majat e gishtave nga goditjet dhe shtypjet. Forma, madhësia dhe trashësia e tyre varet nga ndërtimi dhe forma e majës së gishtërinjve.

Thonjtë e shëndoshë kanë ngjyrë roze dhe janë të shkëlqyeshëm, ndërsa pjesa e sipërme e tyre (lunula) ka ngjyrë të bardhë apo të bardhë në rozë. Ndryshimet e teksturës, formës dhe ngjyrës së thonjve tregojnë për çrregullime të numërit të organizmit. Shpesh, ndryshimet në thonj na tregojnë jo vetëm për të ushqyerit e keq dhe jo adekuat por edhe për mungesë të elementeve vitale.

Për shembull: mungesa e vitaminave A dhe B çon deri në çarje dhe thyerje të thonjve, ndërsa shfaqja e dhëmbëzimeve dhe vijave vertikale tregon për mungesë të hekurit. Faktorët e jashtëm të shumtë mund t’i dëmtojnë flokët, siç është ambjenti i ndotur, ndryshimi i stinëve të vitit, tharja e flokëve me fen, produktet agresive për formësim të flokëve dhe frizurës dhe të tjera.

Gjendja e keqe e flokëve mund të jetë “alarm” i ngarkesës së madhe fizike dhe psikike si dhe për shfaqje të stresit. Vetëm në këtë mënyrë infeksionet bakteriale, sëmundjet fungale dhe çrregullimet hormonale si dhe marrja e barnave dhe terapitë afatgjata mund të jenë shkaktarë i dëmtimit dhe rënies së flokëve.  

Veprimet e skin, nails and hair formula:

Eshtë fiala për formulën e balansuar të ushqyerit dhe mbështetje për shëndetin, fortësinë, imunitetin, bukurinë dhe freskinë e lëkurës, thonjve dhe flokëve.

Përmban sulfur, zink dhe vitaminë C që janë të faktorë të rëndësishëm për formimin e kolagjenit dhe kelatinës. I pranishëm është edhe bakri, i rëndësishëm për formim të melaninës - pigmentit të lëkurës dhe parandalues i shfaqjes së flokëve të zbardhura. Aminoacidet si prolina dhe lizina kontribuojnë në sintezën më të mirë të kolagjenit dhe indit lidhor.  

Është e dobishme të dihet:

Kurdo që e keni në dorë ndonjë limon, pasi ta keni shtuar në çaj apo ëmbëlsirë, lyeni duart me të dhe në këtë mënyrë e parandaloni plakjen e lëkurës. Kur të shikoni ndonjë film në TV, thonjtë futini në vaj ulliri dhe në këtë mënyrë i ushqeni. Kur të keni mundësi, flokët ushqeni dhe ripërtërini me trajtim nga vaji i ullirit ose me mjalte.

Nuk ka patur reviews per kete produkt akoma

Produkte te lidhura