Detaje mbi produktin
BIOSCALIN - Signal Revolution Lotion
Signal Revolution Lotion është një locion ideal për të parandaluar rënien e flokëve. Ekskluziviteti i patentës S-R, i Signal Revolution Lotion ka aftësinë të stimulojë rritjen e flokëve duke dërguar sinjal rritjeje në OR2AT4, është një receptor mjaft i ndjeshëm që ndodhet në folikul që duke u stimuluar mund të ndikojë në ciklin jetësor të flokëve.
Kemi të bëjmë me një produkt inovativ kundër rënies së flokëve i formuluar për burrat dhe gratë dhe është ideal dhe për ato që duan të perkujdesen për flokët çdo ditë.
Veçoritë e produktit
Ky locion i rikthen flokëve volumin dhe dendësinë duke i bërë më të bukur dhe duke riaktivizuar forcën e tyre natyrale falë zbulimit të dyfishtë të laboratorit Giuliani.
Përdorimi i përditshëm prej 12 javësh ka treguar një reduktim të dukshëm të rënies së flokut.
Sasia: 100mL
Përdorimi
Produkti përdoret cdo ditë 6 pika në skalp, në flokë të thatë ose të lagur, pas shampos, duke u nisur nga zonat më problematike, pa e shpëlarë. Masazhoni në mënyrë delikate skalpin e kokës me mollëzat e gishtave për një përthithje më të mitë të produktit dhe për të stimuluar mikroqarkullimin. Këshillohet që ky trajtim të bëhet për 3 muaj.