Detaje mbi produktin
SOLGAR - Selenium 100
- Produkti përmban mineralin selen në formë të veçantë të L-selenometioninës i cili siguron absorbim të shpejtë dhe maksimal.
- Seleni kontribuon në funksionimin normal të tiroides dhe sistemit imunitar, mirëmbajtjen normalë të flokëve dhe thonjëve si dhe duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ.
- Produkti është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.
Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit
Sasia: 100 Kapsula
Në ditët e sotme shpesh mund të dëgjojmë sesi të gjithë ankohen që janë tërë kohën në stres, prandaj është e dobishme të përkujtohen që ekzistojnë sistemet e brendshme dhe të jashtme të mbrojtjes antioksiduese të fuqishme. Seleni është njëri nga elementet gjurmë i nevojshëm për sistemin enzimatik të pranishëm në organizmin tonë, detyra e të cilit është mbrojtja e organizmit nga dëmtimet gërryese të shkaktuara nga stresi. Ato janë glutation peroksidaza, superoksid-dismutaza (SOD) dhe glutation transferaza.
Seleni, posaçërisht bashkë me vitaminën E ka veprim antioksidues të fuqishëm mbrojtës të membranave qelizore dhe peroskidimit të lipideve në organizëm. Në mënyrë efikase parandalon dëmtimin e qelizave dhe ngadalëson si dhe shtynë proceset patologjike të plakjes.
E rrit rolin mbojtës të sistemit imun përmes përmirësimit të veprimit të Timfociteve dhe makrofagëve të cilët e pastrojnë gjakun nga veprimi i dëmshëm i toksinave:
- Si antioksidues përmes lidhjes së radikaleve të lira të oksigjenit.
- Parandalon shumimin e verueseve kancerogjene.
- E lehtëson veprimin mutagjen të substancave kancerogjene përmes lidhjes së kimikateve të ndryshme, viruseve dhe rrezatimit të cilat mund të jenë rezultat i dëmtimit gjenetik në qeliza.
- E ndalon ndarjen qelizore.
Përdorimi:
- Si një antioksidues i fuqishëm, seleni duhet të përdoret në mbrojtjen e organizmit nga dëmtimi i radikaleve të lira. Gjegjësisht, një pjesë të oksigjenit të cilin e marrin me frymëmarrje përfundon i pashfrytëzuar në organizëm në formën e radikaleve të lira të cilat më tej lidhen me elektronet qelizore duke i dëmtuar qelizat dhe materialin gjenetik që çon deri te proceset teratogjene, mutagjene dhe kancerogjene.
- Si përbërësi i glutation peroksidazës, enzimës së rëndësishme për detoksifikimin e mëlçisë nga dëmtimet e mundshme të pesticideve, hormoneve, barnave, metaleve të rënda, mbeljeve...
- Si detoksifikues është faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave, posaçërisht në sinergji me vitaminës E.
- Eshtë jashtëzakonisht veprues në proceset e peroksidimit të lipideve dhe në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular nga dëmtimet e grumbullimit të yndyrave të këqija.
Seleni është i dobishëm të merret si shtesë:
Për detoksifikim, si antioksidues i fuqishëm, në të gjitha gjendjet e imunitetit të dobësuar, te problemet kardiovaskulare, për parandalim të plakjes dhe dështimit të qelizave, për përmirësim dhe mbrojtje të shëndetit si dhe forcës së imunitetit.