Detaje mbi produktin
LACALUT - Mouthwash White
Për rikthimin e bardhësisë natyrale të dhëmbëve Shpëlarësi LACALUT white është një produkt i ri, i krijuar për një efekt zbardhues më të gjatë të pastës së dhëmbëve Lacalut White .
Vetitë e Shpëlarësit:
Një buzëqeshje e bardhë si bora kërkon kujdes të gjithëpërfshirës. Dihet se produktet që konsumojë çdo ditë, ndikojnë negativisht në ngjyrën e smaltit, duke e njollosur atë.
Çaji, kafja, vera e kuqe – madje edhe doza të vogla të këtyre pijeve mund të ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve, dhe pirja e duhanit, për të mos përmendur dëmtimin e të gjithë trupit në tërësi, që në dhëmbë lë një shtresë të verdhë.
Falë kombinimit të përbërësve aktivë, shpëlaresi Lacalut ndihmon për rikthimin e ngjyrës se bardhë dhe ngadalëson formimin e pllakëzave, gurëzave dhe siguron mbrojtje shtesë kundër kariesit.
Shpëlaresi Lacalut white rekomandohet sidomos për duhanpirësit, personat që pijnë çaj dhe kafe dashësit, është e domosdoshme kur përdoren proteza, implante, tela të dhëmbëve dhe strukturat të tjera ortodontike.
Përmbajtja e fluorit: 250 ppm
Sasia: 300 ml
Këshilla për përdorim:
Shpëlahet goja për 30 sekonda me një sasi të vogël lëngu 10 mililitra. Për një dozim të saktë, një gotë matëse është e përfshirë ne ambalazhin e shpëlarësit.
Lëngu nuk duhet të gëlltitet, edhe pse një gëlltitje e rastësishme është absolutisht e padëmshme.
Aplikonjeni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas larjes se dhëmbëve.
Shpëlarësi Lacalut white krijon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e smaltit. Për efekt maksimal nuk rekomandohet të merret ushqim dhe lëngje për 30 minuta pas procedurës.