Kategorite See All >

Mouthwash Aktiv

LACALUT (0 reviews e klientit)
Shitur nga: Produkt i brendshem
Cmimi:
€5.30 /300mL

Sasi:

Cmimi total:


Rikthehu tek politika:
Rikthimi pranohet nese produkti nuk eshte si pershkrimi, bleresi paguan pagesen e transportit, ose mban produktin dhe pajtohet per rimburesim me shitesin View details
Pagesa:

Shperndaj:
Sold By
Produkt i brendshem
(1 reviews e klientit)

Detaje mbi produktin

LACALUT - Mouthwash Aktiv

Për të parandaluar gjakderdhjen dhe inflamacionin e mishrave të dhëmbëve. Çdo problem duhet të zgjidhet në  mënyrë gjithëpërfshirëse. Dhe kur vjen puna te gjakderdhja e mishrave, atëherë duhet të tregoni vëmendje të veçantë. Nëse vendosni të trajtoni seriozisht eliminimin e gjakderdhjes, atëherë rekomandohet shpëlarësi: Lacalut Aktiv.

Vetitë ndihmëse të shpërlarësit:

Shpërlarësi LACALUT aktiv do të jetë i domosdoshem për ju, veçanërisht nëse jeni duke përdorur pastë dhëmbësh nga e njëjta linjë.Ajo rrit efektin e pastës dhe bazuar në komponentët e saj zgjat efektin terapeutik.

Vetitë – qetësues për mishrat, përmbanë laktat alumini, fluoride dhe përbërës antibakterialë. Laktat alumini krijon një efekt astringjent, forcon mishrat dhe eliminon gjakderdhjen e tyre. Jonet e fluoridit forcojnë smaltin e dhëmbëve dhe parandalojnë kariesin. Komponentët antibakterialë të përfshirë në shpërlarës, kanë një efekt anti-inflamator gjithashtu, veçanërisht të rëndësishëm për gingivit, periodontit dhe stomatite.

Një tjetër veçori e rëndësishme e këtij produkti është se heq pllakën bakteriale dhe parandalon formimin e gurzave, mban higjienën e përditshme orale.

Sasia: 300  ml          

Përmbajta e fluorit: 225 ppm

Këshilla për përdorim:

Shpëlahet goja për 30 sekonda me një sasi të vogël lëngu 10 mililitra. Për një dozim të saktë, një gotë matëse është e përfshirë në ambalazhin e  shpëlarësit. Lëngu nuk duhet të gëlltitet, edhe pse një gëlltitje e rastësishme është absolutisht e padëmshme.

Aplikonjeni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas larjes së dhëmbëve.

Shpëlarësi Laclut Aktiv  krijon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e smaltit.

Për efekt maksimal nuk rekomandohet të merret ushqim dhe lëngje për 30 minuta pas procedurës.

Nuk ka patur reviews per kete produkt akoma

Produkte te lidhura