Detaje mbi produktin
SOLGAR - Folacin (Folic Acid) 400
- Vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme për gratë e moshës riprodhuese.
- Acidi folik kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatëzanisë, sintezën normale të aminoacideve, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.
Acidi folik është faktor i rëndësishëm në sintezën dhe ndarjen e ADN (kodi gjenetik për replikimin e qelizave të reja) dhe pjesëve të ARN, si për shembull AMP që shfrytëzohet për sintezën e proteinave të të gjitha qelizave.
Prandaj të ashtu quajturat indet në rritje siç është fetusi, qelizat të cilat duhet të rigjenerohen shpejtë, qelizat e kuqe të gjakut dhe qelizat imune kanë nevojë të madhe për acid folik.
Një nga zbulimet më të rëndësishme të mjekësisë në shekullin e 20-të është zbulimi se zëvendësimi i acidit folik e zvogëlon dëmtimin e sistemit nervor në të porsalindurit për 50-80 %. Dëmtimi i shkaktuar nga mungesa e acidit folik shfaqet gjatë javëve të para të shtatzënisë, prandaj është e nevojshme të merret në formë të shtesave para shtatzënisë. Kjo vjen posaçërisht për femrat të cilat kanë përdorur kontraceptiv pasi ato dukshëm e zvogëlojnë nivelin e acidit folik në organizëm.
Acidi folik ka rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe në parandalimin e ndryshimeve qelizore. Eshtë i rëndësishëm për sintezën e acideve nukleike dhe e mbështetë prodhimin dhe mirëmbaijtjen e qelizave të reja të gjakut. Dhe jo më pak e rëndësishme - acidi folik është faktor i rëndësishëm për shëndetin e flokëve, mbron nga parazitët dhe dëmtuesit si dhe ndihmon te helmimi me ushqim. Vepron në mënyrë efikase te nervozizmi, lodhja, depresioni, shpërqëndrimi, pagjumësia, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundja Parkinson dhe Alzheimer, osteoporoza, thyerjet e eshtrave dhe ndezjet e mishit të dhëmbëve.
Simptomat e defiçitit, d.m.th. mungesës së acidit folik në organizëm janë: anemia, aftet, zbardhja e flokëve, problemet e tretjes, problemet e rritjes, qarkullim i dobët i gjakut, lodhja, depresioni...
Deficiti është i shpeshtë te personat, stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit së të cilëve nuk i përmbushin nevojat e organizmit me acid folik. Grupet e “të rrezikuarve” janë: alkoolikët, të sëmurit me zemër, të sëmurit me veshka dhe mëlçi, shtatzënat, gratë që marrin kontraceptivë, personat e moshuar dhe të gjithë ata që kanë malabsorbim të acidit folik.
Rekomandohet:
Te anemia, ateroskleroza, depresioni, niveli i lartë i kolesterolit, sëmundjet e zemrës, koliti ulceroz, dermatiti, trashja, plakja (në parandalimin e sëmundijes së Alzheimerit), osteoporoza...
Është e rëndesishme të mbahet në mend:
- Nga përdorimi i acidit folik nuk është regjistruar asnjë efekt i padëshirueshëm toksik.
- Dozat e larta të acidit folik mund të shkaktojnë çrregullim e traktit tretës siç është fryrja, vjellja, humbja e oreksit....- Efektet anësore nga përdorimi i acidit folik janë të rralla nëse përdoret sipas dozave ditore të rekomanduara. Prej reaksioneve të mundshme janë: reaksionet alergjike, hithërima, skugja dhe ngjashëm.
Dhe jo më pak e rendësishme:
Nëse mermi edhe vitamin të tjera, sigurohuni që ato të mos përmbajnë në përbërjen e tyre acid folik, ashtu që të mos e tejkaloni dozen ditore të rekomanduar.