Detaje mbi produktin
NUTRIBEN - Breakfast Flakes
Breakfast Flakes është i përshtatshëm si një vakt mëngjesi për bebe mbi 12 muaj. Këto drithëra në formën e flashkëzave të grurit janë të pasura me vitamina dhe minerale, nuk përmban sheqer të shtuar.
Nutriben ka zhvilluar një proces jo kimik për procesimin e ushqimeve: hidrolizën termike. Ky proces teknologjik siguron ruajtjen e vlerave ushqimore dhe shijen origjinale të përbërësve.
Përbërja
Miell gruri pjesërisht i hidrolizuar 82%, sheqer, maltodekstrinë, vitamina (A, D3, E, K1, B1, B6, niacinë, acid folik, acid pantotenik, biotinë, B12, C), minerale (hekur, kalcium), aromë vanilje. Mund të përmbajë gjurmë qumështi.
Sasia: 750gr
Udhëzime mbi përdorimin
Hidhet në pjatë sasia e dëshiruar e qumështit të ngrohtë.
Mbi to shtohet gradualisht sasia e drithërave sipas tabelës të dozimit.
Përzihet me kujdes derisa të formohet një muhalebi homogjene.
Sasia e mbetur pa u konsumuar të mos ruhet për përdorim të mëvonshëm. Sasia e një bustine të konsumohet brënda një muaji nga hapja.