Detaje mbi produktin
MILUPA - Aptamil Comfort 1
Qumështi i gjirit është qumështi më i përshtatshëm për të porsalindurit. Përmban të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për zhvillimin infantil dhe një sistem imunitar të shëndetshëm.
Qumështi Aptamil Comfort është i përshtatshëm për fëmijë 0-6 muaj.
Përdoret kryesisht kur fëmijët kanë probleme me tretjen, dhimbjen e barkut dhe konstipacionin.
Përmban proteina të hidrolizuara dhe sasi më të ulët të laktozës, krahasuar me qumështin normal.
Me LCP Milupa- një kompleks acidesh yndyrore të pangopura, marrja e të cilave është e rëndësishme në muajt e parë të jetës, duke qënë se organizmi i fëmijëve nuk i prodhon dot vetë.
Me kompleksin GOS/FOS në përmbajtje (galactose/ fructo-oligosacharide) çka e bën më të ngjashëm me qumështin e gjirit.
Përdorimi
Shtohet në biberon 2/3 e sasisë së dëshiruar të ujit të zier dhe të ftohur deri në temperaturën 40°C dhe sasia e duhur e qumështit pluhur. Raporti i ujit me qumështin, i nevojshëm për një përgatitje korrekte është 30 ml ujë : 1 lugë dozuese pluhur qumështi.
Mbyllet biberoni dhe tundet deri në tretje të plotë të pluhurit. Më pas shtohet pjesa e mbetur e ujit dhe tundet në mënyrë që përgatitja të jetë sa më homogjene. Kontrollohet paraprakisht që temperatura e qumështit të jetë 37°C në momentin e ushqimit. Sasia e mbetur e qumështit nuk mund të ripërdoret. Përdoret deri në 4 javë pas hapjes.
Përbërësit
Hydrolysed Whey Protein Concentrate (from Milk), Vegetable Oils (Structured Vegetable Oil, Rapeseed Oil, Coconut Oil, Single Cell Oil, Sunflower Oil), Glucose Syrup, Starch (Potato, Maize), Galacto-Oligosaccharides (GOS) (from Milk), Lactose (from Milk), Fructo-Oligosaccharides (FOS), Potassium Di Hydrogen Phosphate, Calcium Chloride, Fish Oil, Sodium Chloride, Vitamin C, L-Tyrosine, Choline Chloride, Taurine, Inositol, Iron Sulphate, Zinc Sulphate, Uridine 5′-Monophosphate Sodium Salt, Cytidine 5′-Monophosphate, Vitamin E, Adenosine 5′-Monophosphate, Inosine 5′-Monophosphate Sodium Salt, L-Carnitine, Niacin, Guanosine 5′-Monophosphate Sodium Salt, Pantothenic Acid, Emulsifier (Soy Lecithin), Biotin, Folic Acid, Copper Sulphate, Vitamin A, Riboflavin, Thiamin, Vitamin D3, Vitamin B6, Manganese Sulphate, Potassium Iodide, Vitamin K1, Sodium Selenite.