Detaje mbi produktin
BIOCLIN - Acnelia Skin Purifying Cleansing Gel
Larës shkumues i dizenjuar për higjenën e fytyrave mikse, të yndyrshme dhe me tendencë për akne.
Falë kombinimit kompleks të përbërësve, larësi vepron me efektivitet dhe butësi duke parandaluar aknet dhe njëkohësisht duke qetësuar lëkurën e inflamuar dhe të ndjeshme.
Rezultatet:
Lëkura është e pastruar dhe e hidratuar.
Poret janë më pak të dukshme dhe lëkura ndjehet uniforme.
Veçoritë e produktit
Pastron butësisht lëkurën dhe ka efekt zbutës, lehtëson fytyrën nga papastërtitë dhe yndyra e tepërt, mbetjet e make up-i dhe smogu pa e tharë lëkurën.
Zbut irritimin dhe lehtëson skuqjen e lëkurës.
Sasia: 200mL
Përdorimi
Masazhoni lehtë në pëllëmbën e dorës një sasi të vogël produkti dhe hollojeni me pak ujë. Aplikojeni në lëkurën e lagur dhe më pas shpëlajeni.