Detaje mbi produktin
FatmaRrela - Set me Ekstrakt Mëndafshi
Linja
e mëndafshit hidraton në thellësi flokët tuaj të thatë apo të dëmtuar.
Së bashku të 6 produktet ndihmojnë për të rigjeneruar çdo fije të dëmtuar me
rezultat final flokë të mrekullueshëm, me shkëlqim dhe të shëndetshëm.
1. Shampo
2. Balsam
3. Maskë floku
4. Qumësht pa shpëlarje
5. Xhel Definues
6. Parfum floku
Hapat e perdorimit:
1-Maska
Maska aplikohet dy herë në javë në flokë të lagur para larjes. Këshillohet të mbahet 1-2 orë që te depërtojë në kutikulat e flokut dhe në poret e skalpit. Mos përtoni të bëni maska, ato kanë perqendrimin më të lartë të ingredienteve rigjenerues. Në qoftë se dëshironi flokë të shëndetshëm duhet t'i kushtoni kohë maskave patjetër, ndryshe trajtimet do jenë sipërfaqësore dhe rezultatet jo të duhurat.
Përdorimi:
1.Shpëlani flokët me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret e lëkurës.
2.Përhapni maskën në flokët tuaj.
3.Filloni nga majat që ta keni më të lehtë shkriftimin e flokut, duke vijuar drejt rrenjës.
4.Përdorni turbanin mikrofibër, një T-Shirt ose kapuç dushi për të mbështjellë flokun tuaj.
5.Për efekte maksimale ose nëse jeni duke nxitur mund të perdorni tharësen.
6.Pas 1 ore shpëlani flokët tuaj.
7 Aplikojeni maskën dy herë në javë.
2-Shampo
Skalpi juaj është gjithmonë i thatë?
Keni irritim apo skuqje të tij?
Flokët janë pa shkëlqim dhe të dehidratuar?
Zgjidhja është shampoja jonë delikate me skalpin që ushqen dhe hidraton flokun tuaj në brendësi. Nuk mund të keni flokë të bukur e të shëndetshëm, nëse bukuria nuk vjen së brendshmi. Kjo shampo pastron çdo papastërti në skalp dhe flokë por duke u treguar delikate me lëkurën e skalpit tuaj.
3- Balsam
Nëse floku juaj duket pa jetë, është i dekoloruar, i ashpër dhe nuk stilohet, rutinës tuaj të dushit i duhet patjeter ky balsam trajtues me ekstrakte mëndafshi dhe vajra esencialë.
4-Qumësht pa shpelarje
Qumështi pa shpelarje mund të perdoret për çdo lloj floku. Hidraton në thellësi dhe bën gati flokun për stilim. Kacurrelset dhe vajzat me onde i ndihmon ne kycjen e hidratimit perpara stilimit me xhel.
Përdoret edhe për refresh ditën e 2, 3 apo të katërt të kaçurrelave ose ondeve.
Përdorimi:
1.Pasi keni larë flokët tuaj me shampo dhe balsam, lërini flokët ujë pasi pikërisht kjo gjë bën diferencën në stilim.
2.Shtrydhini me dorë dhe aplikoni qumështin pa shpëlarje.
3.Spruconi derisa të shkriftohet floku dhe të krihet lehtë.
4.Që produkti të shpërndahet në të gjithë zonën, krihni flokët tuaj.
5.Bëni “scrunch” të flokut tuaj (mbledhja e kaçurrelave) me një peshqir mikrofibër ose T-Shirt.
6.Nëse rrelat tuaja kanë nevoje për definim përdorni xhelin definues.
5- Xhel Definues
Aplikohet pas larjes dhe pas aplikimit të qumeshtit pa shpëlarje për stilim perfekt të rrelave tuaja.
Përdorimi:
1.Flokët duhet të jenë të lagur përpara se të vendosen produktet stiluese
2.Për stilim maksimal këshillohet të përdoret pas qumështit pa shpëlarje.
3.Spruconi në duart tuaja xhelin definues dhe përhapeni me duar në floke(praying hands).
4.Bëni “scrunch” të flokut tuaj (mbledhja e kaçurrelave) me një peshqir mikrofibër ose T-Shirt.
5.Aplikoni difuzorin, me kokën poshtë për ato që duan super volum.
6-Parfumi
Parfum për çdo lloj floku, i pasuruar me nota të vaniljes. Përdoret dhe në trup. Baza vajore e bën të zgjasë
gjithë ditën.